75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Aksidenti në Fushë Kosovë, policia jep detaje

IndeksOnline pak më parë ka informuar në lidhje me një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ndërsa rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja për informim për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se nga ky aksident është lënduar një person dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person , i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo për IndeksOnline.