75 Mall Live Search
22:53 / E Hënë, 01 Prill 2024 / FR

Aksidenti në Galicë të Vushtrrisë, lëndohet një person

Indeksonline ka raportuar rreth një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku tregoi se një person ka mbetur i lënduar.

“Aksident trafiku me lëndime. Rreth orës 18:27, është raportuar se në fshatin Galicë të  Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e përfshirë një veturë civile me targa vendore.

Si pasojë  e aksidentit lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky aksident./Indeksonline/