75 Mall Live Search
21:17 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksidenti në Gjilan, ndalohet pronari i kompanisë “Uji i Pejës”!

Policia e Kosovës ka ndaluar pronarin e kompanisë “Uji i Pejës”.

Ndalimi i tij lidhet me rastin e djeshëm të aksidentit të tmerrshëm në Gjilan ku mbeti një i vdekur dhe disa të lënduar rënd, shkruan Indeksonline

I njëjti është ndalur për 48 orë. Mbi të rëndon vepra “Mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut rrugor”.

Ndryshe, PK-ja ka arrestuar dje shoferin e kamionit dhe bashkëudhëtarin e tij të cilët po shpërndanin mallin (ujë) nëpër vende të ndryshme të Republikës.

Reagimi i kompanisë “Uji i Pejës” që shkaktoi aksidentin në Gjilan

Kamioni i kompanisë “Uji i Pejës”,   ka qenë shkaktari i aksidentit të rëndë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit.

Me anë të një komunikate ata kanë bërë me dije se kamioni ka pasur të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se kanë kryer të gjitha testet e duhura, transmeton Indeksonline.

Poashtu, përmes kësaj shkrese ata kanë thënë se e kanë përjetuar rëndë këtë aksident, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Qerim Çoqaj, derisa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më  të shpejtë.

Nga ana tjetër, organet e hetuesisë po vazhdojnë të merren me rastin në fjalë. / Indeksonline/