Aksidenti në Gllamnik/ Dy persona nisen drejt QKUK-së

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga ky aksident ku shihen dy vetura të dëmtuara.
Mësohet se dy persona kanë marrë lëndime trupore.
IndeksOnline ka pyetur policinë rajonale në Prishtinë në lidhje me aksidentin.
“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./IndeksOnline/