75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / k.v

Aksidenti në Grashticë/ Vdes personi që ishte shtrirë para një jave në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur më 20 shkurt 2025 në fshatin Grashticë të Prishtinës, ka rezultuar me një viktimë. 

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:30 dhe ishte përfshirë një autobus dhe dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, tre persona kishin pësuar lëndime trupore – një mashkull dhe dy femra – të cilët ishin dërguar për trajtim mjekësor. 

Fatkeqësisht, më 27 shkurt 2025 është raportuar se mashkulli, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. 

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./IndeksOnline/

Foto: Arkiv