75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / MSH

Aksidenti në Greqi/ MPJD i shpreh ngushëllime qeverisë greke

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të dy trenave në Greqi.

MPJD ka shprehur ngushëllime për familljarët e viktimave, dhe thotë se lutet për shërim sa më të shpejt të të plagosurve.

“Të tronditur dhe të pikëlluar thellësisht nga lajmi i aksidentit tragjik të trenit në Tempe të Greqisë. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin dhe qeverinë e Greqisë” thuhet në reagimin e MPJD-së.

Nga ky aksident kanë vdekur të paktën 36 persona, ndërkaq numri i të lënduarve është mbi 85.

Në trena ishin 346 pasagjerë në momentin e përplasjes.