Aksidenti në hyrje të Kaçanikut, policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur më herët në hyrje të Kaçanikut.
Burimet fillestare të Indeksonline pohuan për pesë persona të lënduar.
Lajmin për aksidentin e kanë konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Sipas zëdhënësit të kësaj drejtorie, Kanun Veseli, numri i të lënduarve nga aksidenti ka shkuar në tetë.
“Rreth orës 22:11 në rrugen magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të autostradës në Kaçanik, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore. Të lënduar janë 8 persona. Disa janë trajtuar në Kaçanik e disa janë percjellur më pas për Ferizaj” ka thënë ai për Indeksonline.