08:59 / E Diele, 07 Gusht 2022 / MSH

Aksidenti në Istog, lëndohen tetë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Rakosh të Istogut.

Indeksonline ka raportuar se aksidenti u shoqërua me dëme të mëdha materiale, teksa në vendngjarje ishte edhe autoambulanca.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Indeksonline se si ka ndodhur aksidenti.

Ai pohoi se shtatë nga të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërkaq i lënduari i tetë, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Me datë 06.08.2022, rreth orës 21:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në fshatin Rakosh-Istog. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, tetë (8) persona kanë pësuar lendime trupore. Të lenduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të lenduarit për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë” deklaroi Rugova për Indeksonline.