Aksidenti në Istog, vetura ishte e IKSHPK-së, të lënduarit janë zyrtarë të këtij institucioni

Dy vetura janë përplasur në Istog paraditën e sotme. Indeksonline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes pranë stadiumit “Demush Mavraj”.

Në aksident është përfshirë një veturë me tabela të Zvicrës dhe vetura tjetër është zyrtare, e IKSHPK-së.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy zyrtarë të IKSHPK-së janë të lënduar nga ky aksident dhe po trajtohen në spitalin e Pejës./Indeksonline/