Aksidenti në Jordani/ Shpërthejnë akuza ndaj Arjan Konomit, ky është arsyetimi i tij

Opinionisti Arjan Konomi, ditë më parë publikoi një video, ku tregoi që ka pësuar një aksident dhe ishte në rrezik të humbiste krahun.
Mirëpo, ka pasur ndjekës të cilët e kanë akuzuar se njëherë shfaqet me dorën e majtë në allçi dhe njëherë me të djathtën, shkruan Indeksonline.
Në Instagram postoi një video ku shpjegoi gjithë rastin.
“Doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram. Me një pyetje të çuditshme që thonë: ‘Si ka mundësi një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathtë.
Dora ime në allçi është kjo dhe është e njëjta. Me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, kur më xhiron dikush del i transformuar krahu. Kam formimin dhe pjekurinë që të mos sajoj gjëra të tilla.
Nuk u çmenda që të shtrohem në spital dhe të vë dorën në allçi. Çfarë arrita? Nuk e kuptoj. Ndaj na lini rehat me këto pyetje dhe idiotizma se s’jua kemi oreksin”, tha ai./Indeksonline/