19:58 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aksidenti në Krushë të Madhe, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafiku që ka ndodhur në orën 16:30, në fshatin Krushë e Madhe.

Në aksident janë të përfshira dy vetura.

Sipas policisë, aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Me datë 10.12.2019 në ora 16:30 stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni të ndodhur në fshatin Krushë e Madhe. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ku janë të involvuara dy automjete udhëtarësh me çrast kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti po hetohet nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor“, ka thënë Podrimaj./Indeksonline/