75 Mall Live Search
09:59 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / k.v

Aksidenti në Lloshkobare/ Vdes në QKUK një person i cili ishte në trajtim

Një person i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK që nga 31 tetori pas një aksidenti të ndodhur në trafik, të dielën ka vdekur.

Sipas policisë, viktima kishte marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./IndeksOnline/