10:45 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / k.v

Aksidenti në Lupç, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Lupç të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se në këtë aksident janë lënduar tre persona.

“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona”, ka thënë Borovci.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./IndeksOnline/