Aksidenti në Lupq të Podujevës, 5 të lënduar

Në Lupq të Podujevës, ka ndodhur një aksident, ku mbetën të lënduar 5 persona.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Ekipa Kujdestare e Urgjencës së Prishtinës.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Kemi pranuar 5 pacienta, tre i kemi dërgu në Prishtinë, ndërsa dy kanë qenë në ekipin e Podujevës.
Të 5 kanë qenë të lënduar, mirëpo parametrat e tyre kanë qenë të mira.
Ekzaminimet janë duke u kryer në emergjencë.
Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Ekipa Kujdestare e Urgjencës së Prishtinës./Indeksonline/