75 Mall Live Search
18:18 / E Martë, 23 Janar 2024 / k.v

Aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, lëndohet një person

Sot rreth orës 13 e 30 minuta, ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Leshan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës Fadil Gashi, i cili thotë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 13:27 kemi pranuar informatën për një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.