Aksident në magjistralen Prishtinë- Podujevë, përmbyset një veturë

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më konkretisht në fshatin Lupç.
Dyshohet edhe për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës. IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar.
(I plotësuar)
Detaje lidhur me rastin në fjalë kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00. Një veturë që ka qenë në lëvizje dhe për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe është pëmbysur. Bazuar në të dhënat e deritashme nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Flora Ahmeti për IndeksOnline.
/IndeksOnline/


