75 Mall Live Search
19:25 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aksidenti në Mazgit, tre persona dërgohen në QKUK

Numri i aksidenteve në vendin tonë, si pasojë e pakujdesisë vazhdon të jetë shqetësues.

Rreth orës 18:00 dy vetura janë përplasur në hyrje të austradës, saktësisht në fshatin Mazgit.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka dhënë edhe detaje.

Në ora 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mazgit. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë në Rajonin e Prishtinës.

Ndryshe, njësia përkatëse policore është marrë me rastin.