11:19 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / AR

Aksidenti në një minierë të Afrikës së Jugut lë 11 të vdekur

Një aksident në një minierë platini në Afrikën e Jugut ka lënë të vdekur 11 punëtorë dhe ka plagosur 75, thotë operatori i minierës.

Shefi ekzekutiv i Impala Platinum, Nico Muller e përshkroi atë si “ditën më të errët” në historinë e kompanisë.

Kompania tha se aksidenti përfshiu një litar dredha-dredha të lidhur me një ashensor që i ngre njerëzit lart e poshtë boshtit të minierës. Ashensori filloi të lëvizte poshtë papritur, shtoi ai.

Afrika e Jugut ka disa nga minierat më të thella në botë, raporton BBC.

Është prodhuesi kryesor i platinit, arit dhe lëndëve të tjera të para.

Ka pasur prej kohësh shqetësime për kushtet e sigurisë në minierat e saj, por situata është përmirësuar.

Rreth 50 vdekje u regjistruan në miniera në vitin 2022, nga 74 një vit më parë.

Aksidenti i fundit ndodhi të hënën në një minierë në Rustenburg, rreth 100 kilometra në veri-perëndim të Johanesburgut.

Impala Platinum tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për shkakun e saktë të aksidentit. Të gjitha operacionet minerare janë pezulluar.