75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / k.v

Aksidenti në Pavlan/ Ja momenti kur rrokullisej vetura në shpejtësi (Video)

Kanë dalë pamje të reja nga vetaksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmë në fshatin Pavlan të Pejës ku shihet një veturë teksa rrotullisej

Si pasojë e kësaj, tre persona kanë marrë lëndime trupore, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mbrëmë rreth orës 22:40 në fshatin Pavlan të Pejës një veturë është vetaksidentuar. Tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.