Aksidenti në Pejë ku mbeti e vdekur 7 vjeçarja – Arrestohet personi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin

Policia e Kosovës, ka njoftuar se i dyshuari i cili shkaktoi vdekjen në Ozdrim të Pejës, është ndaluar nga Policia e Kosovës, menjherë pasi që i njejti morri tretmanin mjekësor.
Sipas Policisë, i dyshuari L.D, 27 vjeçar, për shkak të mospërshtatjeve të kushteve të shpejtësisë, kishte goditur makinën tjetër, me ç’rast mbeti e vdekur një vajzë e moshës 7 vjeçare.
Policia ka njoftuar poashtu se edhe 2 persona të tjerë, janë të lënduar rëndë, të cilët po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës.
Komunikata e plotë:
Me datën 07.01.2020.rreth orës 13.47 në rrugën Istog-Pejë, në fsh. Ozdrim ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku ishte e përfshirë vetura ‘SEAT’ me ngjyrë të zezë me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti L.D. (1992) m/k/e, dhe vetura tjetër ‘VW Golf’ me ngjyrë të kaltër me targa të regjitrimit të Kosovës, drejtuar nga i dyshuari dytë B.G.(1948) m/k/sh
Deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, Seat’ ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin ‘VË Golf’ në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog.
Me ketë rast pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore të rënda dhe të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal Pejë.
Si pasojë e lendimeve viktima femër pasagjere lindur vitin 2012 humbë jetën, vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës spitalore.
Për shkak të lëndimeve të rënda dy persona ndalohen për sherim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa i dyshimti pas marrjes së ndihmës së parë lirohet nga spitali, por me urdhër të Prokurorit për krime të përgjithshme ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme. Trupi i pa jetë i viktimës lirohet familjarve për ceremoninë e varrimit. /IndeksOnline/