Aksidenti në “Pejton”, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në kryeqytet.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka thënë se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa policia është marrë me rastin.
“Rreth orës 18:00, në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë për IndeksOnlinë, Flora Ahmeti./IndeksOnline/