Aksidenti në Polluzhë të Drenasit, kjo është gjendja e të riut që ishte në veturë me 24-vjeçaren

Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës së QKUK, Naser Syla i cili njoftoi se i riu është transferuar në Klinikën e Ortopedisë.
“Ai është transferuar në Ortopedi , gjendja e tij është stabile”, është shprehur tutje Syla.
Bashkë me të ishte edhe një 24-vjeçare e cila humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti.