Aksidenti në Prekallë të Istogut, dy të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar në Prekallë të Istogut mesditën e sotme.
Zyrtari për Informim i Policisë, Fadil Gashi ka dhënë detaje për këtë aksident.
“Rreth orës 13:45 minuta policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Prekallë – komuna e Istogut. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite kompetente për ta hetuar rastin” ka thënë Gashi./Indeksonline/