Aksidenti në Prizren: Vdes një grua
Një grua ka ndërruar jetë, pas një vetaksidenti të rëndë që ndodhi dje në Prizren.
Drejtuesi i automjetit e humbi kontrollin mbi të dhe u vetaksidentua, raporton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore dhe ato mjekësore, teksa policia konfirmon se lëndime ka pësuar shoferi dhe një pasagjer.
“Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës, i cili mbetet për trajtim mjekësor, si edhe dy pasagjeret kosovarë, ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë viktima femër kosovare.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në raportin policor./IndeksOnline/

