75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / F.R

Aksidenti në qendër të Prishtinës, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 01:00 ne rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku njoftoj se në aksident është përfshirë një veturë.

Pllana, bëri të ditur se nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Eqrem Çabej, në Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë. Nuk raportohet për të lënduar, ka thënë Pllana.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/