75 Mall Live Search
21:42 / E Enjte, 05 Janar 2023 / MSH

Aksidenti në Rozhaje, ky është viktima

Indeksonline më herët raportoi për një aksident të ndodhur në një tunel në Lokve, pranë Rozhajës.

Njoftimet e para jozyrtare pohuan se nga ky aksident që ndodhi rreth orës 18:25, ka mbetur i vdekur një person.

Ndërkohë, autoritetet kanë pohuar spekulimin: një person ka vdekur nga aksidenti dhe dy të tjerë janë plagosur.

“Një person ka vdekur dhe dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore” thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Indeksonline raporton se viktima në fjalë është Senad Kalaç, 29 vjeçar.

Kalaç, pas aksidentit rrugor, ka dhënë shenja jete dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Berane.

Mirëpo, përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë rreth orës 20:05./Indeksonline/