75 Mall Live Search
13:21 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Aksidenti në rrethrrotullim në dalje të Prishtinës, deklarohen nga Policia

IndeksOnline ka raportuar pak më parë për një aksident në dalje të Prishtinës, ku për pasoj janë lënduar dy persona.

Siç njofton për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe tri automjeteve.

“Sot rreth orës 10:30 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim te Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe nje autobus). Si pasojë e aksidentit janë  lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për IndeksOnline.