Aksidenti në rrugën Drenas-Skenderaj, krijohen kolona të gjata të automjeteve

Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 13 e 30 në magjistralen Drenas-Skenderaj, saktësisht në Tërstenik, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga ky aksident, ku sipas tyre kolona e automjeteve është e gjatë më shumë se 1 km.
Më herët aksidentin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor (traktor). Bazuar në të dhënat e deritanishme, një person ka marrë lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka bërë të ditur ajo./IndeksOnline/