75 Mall Live Search
21:34 / E Premte, 21 Mars 2025 / FR

Aksidenti në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, lëndohet shoferi

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 19:40 në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar shoferi.

Veseli, shtoi se i lënduar është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.

“Aksidenti ka ndodhur ne ora 19:40 në rrugën magjistale Kaçanik Hani Elezit, vendi i quajtur “ Kulla me qeshme “ nje veture e perfshir me targa vendore me ngases MSHK, I cili është  lënduar dhe është duke u trajtuar ne emergjencen e Ferizajt”, ka thënë Veseli për IndeksOnline.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/