10:35 / E Premte, 01 Korrik 2022 / k.v

Aksidenti në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, vdes në QKUK njëri nga të lënduarit

Një person i aksidentuar të mërkurën në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Vdekja e viktimës, mashkull, është regjistruar të enjten rreth orës 10:00 ndërsa trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur mes dy automjeteve, me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë  e aksidentit lëndime trupore kishin pësuar dy drejtuesit dhe një pasagjere,  të cilët kanë pranuar tretman mjekësor./IndeksOnline/