75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Ka ndodhur në mëngjesin e sotëm një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë midis dy automjeteve, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:10, në rrugën Podujevë -Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor miid dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe janë shkaktuar dëme materiale. Hetimet për rastin janë duke u kryer nga njësitet policore të komunikacionit rrugor”, tha Borovci për IndeksOnline.