Aksidenti në Sekiraqë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku mes një veture dhe një traktori në fshatin Sekiraqë të Podujevës. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se personat e lënduar tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal..
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/