Aksidenti në Shkabaj, tre persona të lënduar
Në fshatin Shkabaj ka ndodhur një aksident trafiku ku tre persona janë lënduar.
Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi për Indeksonline ka thënë se personat e lënduar janë marrë për trajtim nga autoambulanca dhe janë dërguar për emergjencë.
“Në fshatin Shkabaj ka ndodhur një vetëksident trafiku, ku një veturë ka goditur barrierat ndarëse të rrugës dhe pastaj është kthyer në kahun e kundërt të lëvizjes, duke bërë një kthim gjysmë rrethor. Nga ky vetaksident kanë mbetur tre persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Siç shihet edhe në këto pamje të Indeksonline, vetura kur ka goditur barrierat ndarëse të rrugës është kthyer në kahun e kundërt.
Derisa, Policia dhe Autoambulanca kanë ofruar shërbimet e tyre./Indeksonline/
