09:52 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksidenti në Shqipëri, 10 nxënës të plagosur (Foto)

Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skrapar. Një furgon ka dalë nga rruga ne fshatintin Verzhezhë, sipas njftimeve ka disa të plagosur të cilët po dërgohen në spitalin e Beratit.

Furgoni ka qenë duke transportuar disa nxënës shkolle në këtë zonë.

Dyshohet se mjeti ka rëshqitur në rrugë dhe ka rënë duke sjellë edhe aksidentin.

Thuhet se janë 10 të plagosur.

Ja njoftimi paraprak i policisë së qarkut Berat

Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga.

Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.