Aksidenti në Slivovë, lëndohet një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan, gjegjësisht në fshatin Slivovë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, teksa raportohet edhe për të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.
Pamje nga vendi i ngjarjes: