75 Mall Live Search
23:57 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në dalje të Lipjanit, dyshohet për një të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në dalje të Lipjanit.

Si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar ndërsa në vend të ngjarjes janë parë edhe zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline, nga aksidenti një person ka mbetur i vdekur, kurse lëndime ka pësuar një tjetër.

Dyshohet se viktima ishte nga Gostivari. Ekipet policore janë në vendin e aksidentit dhe po merren me rastin. /Indeksonline/