Aksidenti te kazerma: Lëndohet një pjesëtar i FSK-së
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, pranë kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Burime të IndeksOnline pohojnë se i lënduari nga aksidenti është një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës./IndeksOnline/

