17:55 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Aksidenti te Ura e Landovicës, tre të lënduar

IndeksOnline raportoi më parë për një aksident komunikacioni, mes dy kamionëve dhe një veture ka ndodhur në Prizren, më saktësisht tek Ura e Landovicës.

Bëhet e ditur se në këtë aksident tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar për IndeksOnline se njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin

“Në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë. Njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.