75 Mall Live Search
21:40 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / S Z

Aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime/ Këta janë të rinjtë që humbën jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Ferizaj -Shtime, ku si pasojë e një aksidenti trafiku,  katër persona kanë humbur jetën.

IndeksOnline mëson se personat që kanë humbur jetën në këtë aksident trafiku janë Arlind Isufaj 21-vjeçar, Mergim Behluli 23-vjeçar dhe Armend Muhadini 39-vjeçar, teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.

Ndryshe, Kanun Veseli zëdhënës i PK-së për rajonin e Ferizajt, ka thënë për IndeksOnline se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes. Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Veselit./IndeksOnline/