75 Mall Live Search
23:04 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksidenti zingjiror në Prizren, pesë persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur pak më herët në Prizren, në lagjen Ortakoll. Aty ishin të përfshira katër vetura, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi, ka thënë për Indeksonline se në aksident janë përfshirë 4 vetura, prej ku kanë mbetur të lënduar 5 persona.

“Rreth orës 21:30, në rrugën Wesley Clark, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër automjete. Kemi pesë persona të lënduar, sipas autoriteteve mjekësore konsiderohen lëndime të lehta trupore”, ka thënë Gashi.

Ai thotë se dyshimet e para rreth shkaqeve të aksidentit janë se dy vetura të tipit BMW i kanë paraprirë aksidentit, e të cilat kanë qenë në shpejtësi të madhe.

“Njësiti rajonal janë duke u marrë me shkaqet e aksidentit. Nga raportet e para thuhet se kemi të bëjmë me vozitje të rrezikshme dhe mos . I kanë paraprirë dy automjete të tipit BMW” , ka treguar zëdhënësi i Policisë./Indeksonline/