Aksident në rrugën Prizren–Dragash, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prizren-Dragash, përkatësisht në “Trokan”.
Aksidenti ka ndodhur mes 4 automjeteve, një kamioni dhe tri veturave.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit.
I njëjti pohoi se ka edhe persona të lënduar.
“Sot, më 25.08.2025, rreth orës 15:30, në rrugën Prizren–Dragash ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe tre vetura. Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.”, ka thënë Bytyqi për IndeksOnline.