75 Mall Live Search
16:38 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Aksidentohen 3 automjete në Cërrcë të Istogut, ka të lënduar

Numri i aksidenteve si pasojë e moskujdesisë gjatë vozitjes, vazhdon të jetë shqetësues.

Rreth orës 16:00 tri automjete janë përplasur njëra me tjetrën në afërsi të fshatit Cërrcë, të komunës së Istogut, transmeton IndeksOnline.

Sipas disa pamjeve, mund të shihni se ka dëme materiale, teksa dëshmitarët thonë se ka edhe të lënduar.

Ndërsa si pasojë, janë krijuar edhe kolona./Indeksonline