75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 20 Qershor 2025 / k.v

Aksidentohen dy biçikleta në Prizren, drejtuesit e tyre përfundojnë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Nijazi Alishani” në Prizren, ku janë përplasur dy biçikleta të drejtuara nga meshkuj kosovarë, transmeton IndeksOnline.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Njëri nga të lënduarit është liruar pas trajtimit, ndërsa drejtuesi tjetër – i dyshuari – është transferuar për kujdes të mëtejshëm në QKUK.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë duke vazhduar./IndeksOnline/