75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Aksidentohen dy këmbësore në Veternik

Njëra ndër rrugët më të frekuentuara e që lidh Prishtinën me disa qytete të tjera, është ajo që kalon kah lagja Veternik, raporton IndeksOnline.

E aty sot ka ndodhur një aksident, ku janë goditur dy këmbësore, të cilat kaluan rrugën përmes hekurave, në vendin ku figurojnë shenja për kalim, por që është i mbyllur.

Qytetarët që kanë dërguar fotografi dhe video të këtij rasti në IndeksOnline, ankohen për këtë mbyllje të rrugës që është bërë duke thënë se kështu po rrezikohet jeta e tyre.

Në vendin e ngjarjes ka dal autoambulanca e ndihmës së shpejtë.

Pamje: