Aksidentohen dy vetura në Dollc të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Dollc të Klinës.
Sipas pamjeve të publikuara, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/

