75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / MSH

Aksidentohen dy vetura në Gjilan, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes dy veturave në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

Sipas raportit policor, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Aksidenti është shoqëruar edhe me dëme materiale.

Policia bën me dije se një nga drejtuesit e automjeteve është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.