Aksidentohen dy vetura në kryeqytet, policia në vendin e ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë, saktëisht në Aktash.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.
Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

