75 Mall Live Search
21:58 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / MSH

Aksidentohen dy vetura në rrugën Gjilan-Bujanoc

Një aksident trafiku ka ndodhur çaste më parë në aksin rugor që çon nga Gjilani drejt Bujanocit.

Në pamjet e dërguara nga lexues të IndeksOnline vihen re dy vetura të përplasura kokë me kokë me njëra tjetrën.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës, teksa akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar te ky aksident.

Më poshtë pamje: