75 Mall Live Search
22:14 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / MSH

Aksidentohen dy vetura në Shtime, bllokohet rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në Belincë të Shtimës.

Dy vetura janë përplasur mes vete në një aksident që akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Si pasojë, është bllokuar qarkullimi në këtë rrugë.

Indeksonline raporton se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet./Indeksonline/