75 Mall Live Search
20:34 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / MSH

Aksidentohen dy vetura në Slivovë, shkaktohen kolona të gjata drejt Gjilanit

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në aksin Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në Slivovë.

Indeksonline raporton se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me ekzaminimin e rastit.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.

Më poshtë ju sjellim pamje nga Slivova: